Distria Krasniqi stoliset me medaljen e argjendtë në Gjeorgji
24 mars 2023
| 15:39
Distria Krasniqi është stolisur me medaljen e argjendtë në Grand Slamit e Tbilisit. Xhudistja pejane në finale pësoi humbje nga xhudistja e Uzbekistanit, Diyora Keldiyorova me IPPON. Derisa në gjysmëfinale, Distria arriti triumfin ndaj gjermanes Mascha Ballhaus.
Në finale është kualifikuar edhe Nora për kategorinë deri në 57 kilogramë.
Kurse Flaka Loxha nuk ka arritur të shkojë më lart se raundi i tretë, duke e mbyllur garimin me një fitore dhe një humbje. Rezultatin më të dobët e pati Erza Muminoviq, e cila u eliminua në raundin e dytë.