Distria kualifikohet në çerekfinale të Kampionatit Evropian

29 prill 2022 | 11:33

Xhudistja Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në çerekfinalen e Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kampionia olimpike e ka nisur mirë Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje, pasi ka kaluar pa vështirësi pengesën e parë.

Në fakt, Distria garat i nisi pa lojë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë ajo fitoi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Xhudistja pejane në këtë raund e mposhti me ‘ippon’ bullgaren Gabriela Dimitrova për më pak se dy minuta duke siguruar çerekfinalen.

Në çerekfinale, Distria do të ndeshen me bartësen e parë, francezen Amandine Buchard. Kjo ndeshje cilësohet si finale para finales, pasi të dy xhudistet kanë fituar vitin e kaluar titullin evropiane, me Distrian në kategorinë deri 48 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas gazetës spanjolle “AS”, Luka Modriq ka pranuar të rinovojë…