Distria kualifikohet në finale

16 prill 2021 | 15:07

Distria Krasniqi ka kaluar në finale në Kampionatin Evropian të xhudos, i cili po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.

Xhudistja nga Kosova e mundi në gjysmëfinale rusen, Sabina Giliazova.

Ajo tashmë ka siguruar medalje në turneun e Lisbonës, tani do të luftojë për të artën, raporton GE.

Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë, para ruses Sabina Giliazova, xhudistja shqiptare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony, derisa rrethin e parë e kaloi pa luftë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajtimi dhe mbledhja e borxheve tatimore të krijuara nga tatimpaguesit…