Distria kualifikohet në finale, Majlinda lufton për medaljen e bronztë
12 korrik 2019
| 15:01
Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të kategorisë -48 kilogramë në Grand Prixin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Distria mposhti me Ippon, spanjollen, Julia Figueroa. Në finale takohet me Funa Tonaki të Japonisë.
Ndërsa Majlinda Kelmendi u ndal në gjysmëfinale nga japonezja, Chishima Maeda, kategoria -52 kg. Kelmendi garon për medaljen e bronztë me spanjollen, Ana Perez Box.