Distria ndalet në çerekfinale, kërkon të bronztën përmes repesazhit
22 mars 2024
| 13:35
Distria Krasniqi nuk ka arritur ta prek gjysmëfinalen e Grand Slamit të Tbilisit.
Garuesja jonë është ndalur në çerekfinale nga spanjollja Ariane Toro Soler, në kategorinë deri në 52 kg.
Meçi prodhoi një luftë të fortë mes njëra tjetrës, e cila zgjati 10 minuta.
Tash, Disi do e kërkojë të bronztën përmes repesazhit. Kampionja Olimpike në xhiron e tretë mposhti me Wazaari, holandezen Naomi Van Krevel. Krasniqi në xhiron e parë ishte e lirë, në xhiron e dytë ajo mposhti me Wazaari dhe Ippon, rusen Iana Zhilkina.