Distria në finale, Nora më afër medaljes së bronztë në Mastersin e Jerusalemit
20 dhjetor 2022
| 14:25
Xhudistja Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Mastersit të Jerusalemit, pasi në gjysmëfinale mposhti hungarezen Reka Pupp.
Ndërsa, në finale të kategorisë deri në 52 kilogramë do të ketë punë me britaniken Chelsie Giles. Ndërsa, Nora Gjakova iu afrua medaljes së bronztë përmes repasazhit.
Në luftën e parë ajo e mundi britaniken Lele Nairne, ndërsa në finale për të bronztën e kategorisë deri në 57 kilogramë do të ketë punë me koreanen Mimi Huh.