Distria në finale të Grand Slamit, Nora lufton për të bronztën
08 shkurt 2020
| 16:44
Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Paris të Francës.
Ajo në kategorinë -52 kilogramë shënoi fitore në gjysmëfinale ndaj brazilianes, Sarah Menezes.
Nora Gjakova është në luftë për medaljen e bronztë përmes repesazhit. Nora u ndalë në çerekfinale nga Telma Monteiro (Portugali), ndërsa në repesazh mposhti Jessica Klimkait e Kanadasë. Kampionia e Evropës 2018 është një luftë larg të bronztës.