Dita 123 e luftës: Si është situata në Ukrainë
· Granatimet ukrainase të shtunën i detyruan trupat ruse të pezullojnë evakuimin e njerëzve nga një fabrikë kimike në Sievierodonetsk, vetëm disa orë pasi forcat e Moskës pushtuan qytetin, raportoi Reuters. Një këshilltar i lartë i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se forcat speciale ishin ende në Sievierodonetsk, duke drejtuar zjarrin e artilerisë kundër rusëve.
· Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje liderëve të G7-ës që të mos “heqin dorë” nga Ukraina, ndërsa ai premtoi mbështetje financiare shtesë për Ukrainën teksa ajo përpiqet të luftojë pushtimin rus. “Ukraina mund të fitojë dhe do të fitojë. Por ata kanë nevojë për mbështetjen tonë për ta bërë këtë. Tani nuk është koha për të hequr dorë nga Ukraina”, tha Johnson të shtunën.
· Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunën se Ukraina do të rifitojë të gjitha qytetet që ka humbur ndaj Rusisë, përfshirë Sievierodonetsk. “Të gjitha qytetet tona – Sievierodonetsk, Donetsk, Luhansk – do t’i kthejmë të gjitha,” tha ai. Zelensky gjithashtu pranoi se lufta po bëhej e vështirë për t’u përballuar emocionalisht.
· SHBA ka njoftuar se do t’i sigurojë Ukrainës 18 varka patrullimi si pjesë e paketës së 13-të të sigurisë të premtuar të enjten. “Të përfshira në paketën e shpallur të enjten janë dy anije luftarake, njësi të vogla; gjashtë mjete luftarake detare; dhe dhjetë varka patrullimi,” tha të enjten departamenti i mbrojtjes.