Dita botërore e Belly Dance, tradita 6000-vjeçare që vjen nga Orienti (Foto)
Belly Dance njihet në Lindjen e Mesme si “raks sharqi” (vallëzim i Lindjes ose vallëzim i Orientit).
Në Perëndim njihet si belly dance nga fjala franceze “danse du ventre” (që zbulon barkun). Ai është një nga vallëzimet më të vjetra, me origjinë rreth 6000-vjeçare nga Orienti, në Indi dhe Lindjen e Mesme.
Vallëzimi është përhapur nga Mesopotamia në Afrikën Veriore, në Romë e më pas kudo.
Një nga keqkuptimet më të përhapura për belly dance është se synimi i tij është thjesht për argëtimin e meshkujve.
Historikisht, belly dance ka konotacione erotike dhe flirtuese dhe është njohur si ritual që shfaqej vetëm për gratë, zakonisht gjatë ceremonive të fertilitetit, nëpër festa ku përgatisnin nusen për dasmë, ose nëpër tempuj. Në shumicën e këtyre rasteve, prania e meshkujve ka qenë e ndaluar.
Ideatorja e kësaj dite është Lidia Cigane, një valltare e famshme belly dancing nga Dubai. Synimi është që ky lloj vallëzimi të promovohet si formë arti, në evente kulturore, por gjithashtu edhe si sport dhe zbavitje sociale.