Dita botërore e fëmijëve, Kurti: Fëmijët janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme

20 nëntor 2024 | 11:26

Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Ndërministror për të Drejtat e Fëmijëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se fëmijët janë rruga e duhur për të ardhmen e qëndrueshme të Kosovës.

Gjatë mandati të tij, Kurti ka njoftuar se për herë të parë janë dyfishuar shtesat e fëmijëve dhe lehonave.

“Jemi bashkë sot e të përbashkuar çdo ditë se investimi për fëmijët është rruga e duhur për një të ardhme të qëndrueshme për të rritur breza te shëndosh dhe të edukuar. Po rrisim politikat sociale që të jetojnë në një ambient të sigurt. Për herë të parë ne po i ndajmë shtesa dhe nënave lehona, është bërë dy tre fishimi i shtesave. Kemi krijuar masën e punësimit ‘Qeveria për familje’. Për herë të parë mundësojmë strehimin e fëmijëve deri në moshën 26-vjeçare. Kujdesemi edhe për kujdesin fizik dhe të gjitha këto brenda aktiviteteve shkollore. Kemi subvencionuar materialet shkollore për herë të parë kemi bërë rishikime të librit të gjuhës shqipe. Fëmijët me nevoja të veçanta iu ofrojmë asistencë stigma nëpër shkolla nuk ka vend në vendin tonë. Qeveria jonë është duke punuar të sjellë ndryshime thelbësore jemi të përkushtuar në mbushjen e obligimeve te caktuar në Konventën e Fëmijëve. Tash e pesë vite Kosova ka të drejtën për mbrojtje të fëmijës”, ka thënë Kurti.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka potencuar angazhimin e Ministrisë në mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

“Këtë vit tema universale është ‘Dëgjoni të ardhmen’, fëmijët janë të mbarë kur janë të dëgjueshme. Sot edhe këto ditë po vërtetohet edhe më shumë se edhe ne duhet t’i dëgjojmë fëmijët. Andaj edhe në politikat tona fëmijët janë në qendër në zhvillimin e procesit, politika po ashtu janë të përfshirë. Ministra e Arsimit është në gatishmëri për mbrojtje dhe siguri të fëmijëve, sot shënon javën kundër braktisjes së shkollës përfshihen aktivitete për adresimin dhe mos braktisjen e fëmijëve. Do të vazhdojmë pa u ndalë për fëmijët në Kosovë e drejta e fëmijëve është primare”, ka thënë Nagavci.

Në anën tjetër, Habit Hajredini, drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në kuadër të zyra e kryeministrit, ka thënë se është arritur që 34 ekipe të formohen për të drejtat e për të ngritur kapacitet.

“Kemi arritur të themelojmë 34 ekipe për të drejtat e fëmijëve dhe ajo që është me rëndësi kemi zhvilluar platformë për të drejtat e fëmijëve që synon të drejtat e tyre. Ne jemi të obliguar të raportojmë në konventën e fëmijëve. Bashkëpunimi me shoqërinë civile kemi arritur që të ngrisim kapacitetet e profesionistëve në nivel lokal dhe po punojmë në ngritje e vetëdijes në shumë fusha”, ka thënë ai.

Kurse Veronika Vaschenko, shefe e zyrës së UNICEF në Kosovë, ka theksuar se është koha të mbrohen të drejtat e fëmijëve në mënyrë që të zhvillohet dhe integrohet vendi. /EO

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, i…