
Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, gazetarët sot protestojnë
03 maj 2018
| 08:11
Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka paralajmëruar protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.
AGK përmes kësaj ftese po ashtu ka shfaqur orientimin e saj për të përmirësuar dhe rritur bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë.
Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” prej orës 11:00.