
Dita Botërore e Refugjatëve, Haradinaj: Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu
20 qershor 2023
| 10:31
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Dita Botërore e Refugjatëve na rikujton përpjekjen e okupatorit serb për spastrimin etnik duke deportuar me forcë miliona shqiptarë nga Kosova gjatë Luftës Çlirimtare 1998-1999, por edhe deportimin e qindra mijëra të tjerë anekënd botës nga zonat e luftës.
“Shqiptarët më së miri e dinë ndjenjën e largimit me forcë nga atdheu. Falënderues përjetësisht ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.