Dita Botërore e Refugjatëve, Haradinaj: Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu
20 qershor 2019
| 10:39
Me rastin e Ditës Botërore të Refugjatëve, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se bashkëndjenë me të gjithë ata njerëz që braktisën tokën e shtëpitë e tyre për shkak të konflikteve të dhunës dhe luftës, apo keqtrajtimeve të ndryshme.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova më së miri e di këtë ndjenjë të largimit nga atdheu, veçanërisht në vitet ‘99, në kërkim të shpresës dhe ikjes nga gjenocidi serb.
“Po sot, shpreh respektin më të lartë ndaj të gjithë miqve tanë kudo nëpër botë që strehuan familjet shqiptare në ditët më të vështira!”, ka shkruar kryeministri Haradinaj.