Dita e 17-të e luftës, Zelensky: Rreth 1,300 ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani
12 mars 2022
| 17:36
Sot është shënuar dita e 17-të e luftës Rusi-Ukrainë, me shpërthime të fuqishme në Kiev dhe disa qytete të tjera.
Gjatë një fjalimi, presidenti i Ukrainës tha se rreth 1300 ushtarë ukrainas janë vrarë në 17 ditët e para të pushtimit rus, shkruan BBC
Ndërkohë sipas burimeve perëndimore, rreth 6,000 trupa ruse janë vrarë gjithashtu gjatë kësaj periudhe.