Dita e Alfabetit, Meta: Gjuha shqipe u shkrua me gërma gjaku

22 nëntor 2024 | 12:36

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta përcolli sot urimin me rastin e Ditës së Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

“Gëzuar të gjithë shqiptarëve Ditën e Alfabetit të gjuhës sonë më të bukur në botë, të shkruar me gërma gjaku dhe plot sakrifica heroike të intelektualëve dhe patriotëve tanë!”, shkruan Meta.

“Mirënjohje përjetë kolosëve të gjuhës shqipe dhe Rilindasve të vërtetë të kombit, që në Kongresin e Manastirit, njehsuan 116 vite më parë elementin më të rëndësishëm përbashkues të shqiptarëve duke i paraprirë shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntor 1912 në Vlorë”- shkruan kreu i Partisë së Lirisë.

Kjo është hera e parë që 22 Nëntori festohet si festë zyrtare dhe iniciativa u mor në vijim të diskutimeve në samitin e diasporës, që zhvilloi punimet në Tiranë në nëntor të vitit të shkuar.

Dita e Alfabetit Shqip u miratua nga Kuvendi në shkurt të këtij viti. Këshilli i Ministrave miratoi një vendim për një ndryshim për ligjin për festat kombëtare dhe ditët përkujtimore, duke i propozuar Kuvendit të Shqipërisë shtimin e Ditës së Alfabetit si një nga festat tona kombëtare.

Kjo ditë vjen në përkujtim të Kongresit të Manastirit, i zhvilluar mes datave 14 deri në 22 nëntor të vitit 1908. Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, ku si rezultat i kësaj pune më 28 nëntor të vitit 1912 u shpall edhe pavarësia e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të luajë kundër Islandës,…