![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/08/3F99ABDF-602A-444E-B552-46A87D60BAA7.jpeg)
Dita e Bajramit me 70 aksidente
22 gusht 2018
| 10:24
Të hënën është raportuar për 67 aksidente derisa për ditën e djeshme, që shënoi festën e Kurban Bajramit, siç njofton Policia e Kosovës, janë raportuar 70 aksidente.
Në raportin e saj 24 orësh, policia njofton se 35 nga 70 aksidentet e raportuara janë me të lënduar.
Derisa janë shqiptuar 357 tiketa, që janë tre herë më pak sesa një ditë më parë kur ishin shqiptuar 1099 tiketa.