Dita e Çlirimit, Berisha: Vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut!

12 qershor 2023 | 11:33

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare dhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka uruar qytetarët e Kosovës për Ditën e Çlirimit.

Ai ka thënë se vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut.

“Gëzuar Ditën e Çlirimit Kosovë!  Vetëm lufta për liri e drejton qëllimin e jetës së njeriut. Lavdi dëshmorëve të lirisë! Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veteranëve e invalidëve të saj! Bashkëndjesi  e nderim për të gjitha viktimat civile të luftës! Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Fati i njeriut nuk mund ta ndryshoj rrjedhën e historisë. Do të jem i lumtur sikur e nesërmja do ta vlerësonte si të frytshme punën time. Por, edhe ‘sikur tri jetë t’i kisha, të trija do i kaloja duke luftuar për liri, shtet, e identitet kombëtar!’”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Silvio Berluskoni nuk ia ka dalë të fitojë luftën me…