Dita e Çlirimit: Osmani, Konjufca dhe Kurti sërish nuk i përmendin liderët e UÇK-së që gjenden në Hagë
Me intonimin e dy himneve dhe një minutë heshtje Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën solemne për nder të Ditës se Çlirimit. Më pas, liderët institucionalë dhe mysafirët e nderit kanë mbajtur fjalimet e tyre ku kanë vlerësuar sakrificën e popullit të Kosovës dhe rëndësinë e kësaj dite.
Në 25-vejtorin e çlirimit të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë përkujtuar rezistencën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Megjithatë, ata nuk kanë përmendur krerët e UÇK-së, të cilët prej vitesh po mbahen në paraburgim në Hagë.
Në adresimin e saj, presidentja Osmani, ka vlerësuar se forcat e NATO-s qe shkelen token e Kosovës në qershor ët vitit 1999 ishte shpëtimtar.
“Më 12 qershor 1999, kur forcat e NATO shkelen në token tonë, ata nuk ishin vetëm ushtarë, ata ishin shpëtimtar. Ata sollën me vete premtimin e lirisë, sigurinë se bota nuk e kishte harru për popullin e Kosës dhe vendosmërinë për t`i dhënë fund mizorive të kryera kundër popullit tonë”, ka thënë Osmani.
Me tej, ajo ka bërë me dije se në këtë ditë duhet të kujtohet rezistenca paqësore e Rugovës dhe heroizmi i Adem Jasharit.
“Në këtë ditë do ta kujtojmë përherë rezistencën këmbëngulëse të presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova për lirinë, pavarësinë, demokracia si dhe aleancat e fuqishëm që ai nderoi se bashku me shumë veprimtar të tjerë, e të cilat i gëzojmë edhe sot. Do të kujtojmë çdo ditë të jetës tonë, por edhe për brezat që vijnë pas nesh heroizmin e papërsëritshëm të komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë familjes Jashari, të cilën u vënë gurthemelin e lirisë që gëzojmë sot. Do të jetojmë përherë me kujtimin e gjithë dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe mbi 13 mijë të vrarëve gjatë luftës, në mesin e të cilëve 1113 vetëm në luftës e fundit në Kosovës”, ka thënë ajo, duke i përmendur dhunimet dhe të zhdukurit në Kosovës.
Edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ka shprehur nderimin për heronjtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Më lejoni që në këtë seancë, të shpreh nderim me perulësi ndaj gjithë heronjëve dhe dëshmorëve të rënë për çlirimin e Kosovës. Lufta e UÇK-së në krye me komandantin Adem Jashari, do të mbetet kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë të re. Populli ynë arriti nga gjiri i vet t’i jepte atdheut djemtë e vajzat më të mira, gjaku i të cilëve është themel i lirisë e pavarësisë”, ka thënë Konjufca.
I pari i Kuvendit ka folur edhe për NATO-n.
“Kjo nuk kishte si të mos arritej pa ndihmën nga aleanca më e fuqishme perëndimore, e cila atë botë, e kishte çrrënjosur edhe fashizmin në kontinentin evropian, ndërsa kishte triumfuar edhe mbi totalitarizmin sovjetik.”, është shprehur ai.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti, ka bërë me dije se Serbia ende vazhdon të jetë në krahun e Rusisë.
Ai ka bërë me dije se synimi i Kosovës është integrimin në BE dhe në NATO.
“Të bashkohemi fizikisht e shpirtërisht si sot në Kuvend e sheshet e qyteteve, për të shënuar një ngjarje historike që e ka sjell të tashmen dhe e ka përcaktuar të ardhmen. Sikur atëherë edhe tani Serbia rri e rreshtuar prapa Rusisë. Kosova ka shkuar në vazhdimësi duke forcuar aleancat e saja me vendet partnere. BE është familja jonë e synuar politike, kurse NATO është destinacioni ynë ushtarak”, është shprehur Kurti. /Nacionale