
‘Dita e Çlirimit’, shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së refuzojnë çdo organizim me qeverinë
Shoqatat e dala nga lufta – Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës dhe Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve, nëpërmjet një reagimi publik, kanë njoftuar se nuk do të marrin pjesë në asnjë organizim të përbashkët me qeverinë për Ditën e Çlirimit.
Sipas këtij regaimi një vendim i tillë është marrë pas qasjes përbuzëse të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti ndaj kategorive të lirisë.
“Këtë vendim e kemi marrë si shprehje të qëndrimit tonë të qartë kundër qasjes përbuzëse dhe mosrespektuese që kjo qeveri, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka treguar ndaj kategorive të dala nga lufta që nga ardhja e saj në pushtet. Ftesës për pjesëmarrje i themi JO. Respekti për sakrificën dhe kontributin për liri nuk shprehet me fjalë, por me vepra”, është thënë në reagimin e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së.