Dita e çlirimit të Gjakovës, Hoxha: Gjithmonë do të përkulemi para dëshmorëve dhe martirëve

14 qershor 2020 | 15:25

Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate dhe kryetari i Degës së kësaj partie në Gjakovë, Fazli Hoxha, në ditën e çlirimit të kësaj komune ka përkujtuar dëshmorët të cilët janë flijuar për Kosovën e lirë.

Hoxha ka thënë së 14 qershori do të kujtohet përherë si datë historike për qytetarët e Gjakovës, raporton “Epoka e re”.

“Sot shënohet 14 Qershori, Dita e Çlirimit të Gjakovës. Në këtë ditë të çlirimit i kujtojmë dhe nderojmë dëshmorët e Gjakovës, të cilët luftuan, sakrifikuan dhe flijuan jetën për lirinë që po gëzojmë sot. 14 qershori do të kujtohet përherë si një datë historike për qytetarët e Gjakovës. Gjithmonë do të përkulemi para luftës çlirimtare, dëshmorëve dhe martirëve. Urime Dita e Çlirimit të Gjakovës!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodomyr Zelenskiy, do të shkëputet nga takimet dhe…