Dita e Çlirimit, Walker: Jam këtu për të festuar me shqiptarët dhe komunitetet
12 qershor 2024
| 16:15
Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, ka thënë se është duke qëndruar në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
Ai ka thënë se është në Kosovë për të festuar këtë ditë të mrekullueshme.
“Jam këtu për të festuar me të gjithë shqiptarët, me të gjithë kosovarët e po ashtu edhe serbët. Çfarë dite të mrekullueshme përfaqëson kjo, është fantastike”, ka thënë ai.