Dita e Dëshmorëve të Prishtinës, Osmani: Ata ranë duke treguar se sakrifica për atdhe është dashuria me sublime
18 prill 2021
| 11:37
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Dita e Dëshmorëve të Prishtinës është dita për ta nderuar sakrificën sublime që dhanë të gjithë të rënët e këtij rajoni.
“Sot është dita e dëshmorëve të Prishtinës, njëra prej ditëve që të gjithë bëhemi bashkë për ta nderuar sakrificën sublime që të gjithë dëshmorët e këtij rajoni e bënë, në mënyrë që ta gëzojmë lirinë”.
“Dita, kur duhet t’u flasim brezave të ardhshëm për trimërinë e dëshmorëve të Kosovës, dëshmorëve si pjesë e luftës tonë çlirimtare dhe si pjesë e UÇK-së”, ka thënë presidentja Osmani gjatë homazheve që kanë bërë me kryeministrin Albin Kurti dhe me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, tek varrezat e dëshmorëve në kryeqytet.