Dita e Forcës, Krasniqi: FSK-ja është krenaria dhe fuqia mbrojtëse e sovranitetit të Kosovës

27 nëntor 2024 | 13:31

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me rastin e Ditës së Forcës.

Ai ka thënë se FSK-ja është krenaria dhe fuqia mbrojtëse e sovranitetit të Kosovës.

“Sot shënojmë Ditën e Forcës – krenarisë sonë, fuqisë mbrojtëse të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo dhe në çdo moment. Respekt e mirënjohje për të gjithë vajzat dhe djemtë më të mirë e më të shquar të vendit tonë, që në uniformën e FSK-së i shërbejnë atdheut me nder, përkushtim e integritet. Urime Dita e Forcës!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Liga e Kampionëve do të vazhdojë sonë (e mërkurë) me…