Dita e fundit e vizitës, Trump merr pjesë në ceremoninë e 75-vjetorit të “D-Day”

05 qershor 2019 | 11:38

Presidenti amerikan, Donald Trump do t’i bashkohet Mbretëreshës Elizabeth II në Portsmouth, për të shënuar përvjetorin e 75-të të zbarkimeve në Normandi, në ditën e tretë dhe të fundit të vizitës së tij shtetërore në Britaninë e Madhe.

Theresa May do të presë 15 udhëheqës botërorë për të nderuar operacionin më të madh të kombinuar, tokë-ajër-det, në histori.

Personalitete nga çdo vend që luftoi përkrah Britanisë së Madhe do të jenë të pranishëm. Ato vende kanë pranuar të nënshkruajnë një deklaratë për të shënuar ngjarjen, duke premtuar se do të sigurojnë që tmerret e paimagjinueshme të Luftës së Dytë Botërore të mos përsëriten.

E quajtur deklarata e “D-Day”, 16 vendet firmëtare, përfshirë Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara, angazhohen të punojnë së bashku për të zgjidhur tensionet ndërkombëtare në mënyrë paqësore.

Shënimi i ditës së zbarkimit të aleatëve në Francën veriore, vjen një ditë pasi Trump mbajti një seri takimesh politike në kuadër të vizitës së tij në Britani. Ai shfrytëzoi edhe një intervistë televizive për t’u tërhequr nga sugjerimi i mëhershëm i tij se “NHS” duhet të përfshihej në bisedimet e pas “Brexit”-it mes SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Por, Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock tha se nuk do të lejonte që Shërbimi Kombëtar i Shëndetit (apo NHS), të bëhej pjesë e ndonjë tratative tregtare. Ndërsa Trump, më vonë i tha Piers Morganit se ai nuk e shihte atë në tryezën e bisedimeve./tch/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lauren Goodger ka tërhequr vëmendjen ndërkohë që po pozonte në…