Dita e katërt e protestave, ky është numri i të arrestuarve në Rusi
Autoritetet ruse kanë arrestuar gjithsej 5 mijë e 942 persona për pjesëmarrje në protestat kundër luftës në të gjithë vendin që kur Kremlini ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës, shkruan “CNN”.
Sipas të dhënave të fundit, 2 mijë e 802 persona janë arrestuar për pjesëmarrje në demonstrata të paligjshme në 57 qytete në të gjithë vendin të dielën. Vetëm në Moskë janë arrestuar 1 mijë e 275 persona.
Sipas ligjit rus, demonstratat e mëdha kërkojnë që protestuesit të aplikojnë për një leje, e cila duhet të dorëzohet jo më shumë se 15, por jo më pak se 10 ditë përpara ngjarjes. Të enjten, Komiteti hetues rus paralajmëroi se pjesëmarrja në çdo protestë kundër luftës ishte e paligjshme.
Ai gjithashtu ka thënë se veprat penale mund të futeshin në dosjet kriminale të pjesëmarrësve, të cilat do të “lënin gjurmë në të ardhmen e personit në fjalë”. /abcnews.al/