Dita e katërt në Malishevë pa të infektuar, rrini në shtëpi

19 prill 2020 | 22:32

Komuna e Malishevës,të dielën ka shënuar edhe një ditë pa të prekur me Covid-19, përkatësisht sot e katër ditë, nuk është shënuar asnjë rast i infektuar. Pavarësisht kësaj gjendje, ne duhet ende të jemi të kujdesshëm, pasi kjo është forma e vetme e luftimit të këtij virusi.

Gjendja aktuale në Komunën e Malishevës, është: 70 të prekur, 31 të shëruar dhe një person ka vdekur.

“Luten të gjithë qytetarët, që të vazhdojnë të respektojnë udhëzimet dhe këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Mos dilni pa nevojë edhe kur e keni të drejtën e lëvizjes, por edhe nëse duhet që patjetër të dilni, atëherë dilni nga një person. Mbani distancën e këshilluar fizike, prej 2 metrave. Pastroni sa më shpesh duart, me sapun apo mjete tjera për dezinfektim. Mbani maska mbrojtëse dhe dorëza. Të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, që po i respektojnë rregullat dhe këshillat e IKSHP-së, i falënderojmë dhe i inkurajojmë që të vazhdojnë ta bëjnë këtë në mënyrë të përpiktë. Rrini në shtëpi. Së bashku mund t’ia dalim”, ka njoftuar Komuna e Malishevës.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lajm tronditi Parisin ditën e sotme. Në 27 pika…