
Dita e katërt, nis intervistimi Thaçit në Hagë
16 korrik 2020
| 14:32
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka arritur në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë ku do të intervistohet, për të katërtën ditë me radhë, nga prokurorët e kësaj zyre.
Ai nuk është deklaruar për medie, derisa akoma nuk dihet nëse procesi i intervistimit do të marrë fund sot, apo do të vazhdojë edhe nesër.
Në tri ditët e kaluara, ish-drejtori Politik i UÇK-së është intervistuar secilën ditë për plot gjashtë orë.