Dita e Kushtetutës / Institucionet e nderojnë me fjalime emocionale, ndërsa e shkelin me entuziazëm të papërmbajtur

09 prill 2025 | 12:06

Kosova sot shënon 17-vjetorin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës, përfaqësues të institucioneve të vendit e kanë shkruar e uruar për këtë ditë.

Analisti dhe gazetari i njohur Astrit Gashi ka shkruar në “Facebook” se institucionet e nderojnë me fjalime emocionale Ditën e Kushtetutës, ndërsa e shkelin me entuziazëm të papërmbajtur.

“Gëzuar Ditën e Kushtetutës! Institucionet e nderojnë me fjalime emocionale, ndërsa e shkelin me entuziazëm të papërmbajtur. Kjo ditë është një ditë pushimi për qytetarët, por një moment harrese për shtetin. Nëse Kushtetuta do të kishte një zë, ndoshta do të kërkonte azil në një shtet tjetër. Dhe ndërkohë, vazhdojmë të punojmë pa fund, si çdo vit, më 28 Nëntor, ditën e flamurit…….. e po ..”, ka shkruar Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…