![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/02/moti.jpg)
Dita e mirë në tetor nuk shihet në mëngjes, moti sot
25 tetor 2023
| 08:43
Mbi vendin tonë sot parashihet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 6 deri në 9 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20 deri në 24 gradë celsius.
Gjatë ditës parashihet të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-11m/s , thuhet në njoftimin e IHMK-së.