Dita e parë si kryeministër, Xhaferi: Rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet pa vizion
29 janar 2024
| 11:33
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në ditën e parë të tij si kryeministër është shprehur se edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim.
Ai është shprehur se të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u është qasur me qëllim të qartë.
“Dita e parë kryeministër. Edhe rruga më e shkurtër është vështirë të kalohet nëse nuk ke vizion, plan, drejtim dhe qëllim. Të gjitha sfidave dhe rrugëve deri tani u jam qasur me planifikim të mirë dhe qëllim të qartë. Ashtu është edhe tani, me qëllim të qartë për Republikën e Maqedonisë së Veriut evropiane”, ka shkruar Xhaferi në “Facebook”.