
Dita e Pashkëve, mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”
20 prill 2025
| 08:21
Sot në Ditën e Pashkëve, në orën 11:00 mbahet mesha për besimtarët katolikë në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, ndërsa në orën 19:00 ipeshkvi Dodë Gjergji organizon pritjen solemne në Qendrën “BogdaniPolis”.
Ditën e djeshme, Ipeshkvi i Dioqezës Prishtinë-Prizren, Dodë Gjergji ka përçuar mesazhin e paqes dhe harmonisë ndërmjet njerëzve në mbarë botën, në meshën qendrore të mbajtur sonte në Katedralen “Shën Tereza”, me rastin e festës së Pashkëve.
Duke ftuar besimtarët katolikë që këtë festë të madhe ta kremtojnë me lutje për paqe dhe zemrat e mbushura me shpresë dhe gëzim, ipeshkvi Dodë Gjergji bëri thirrje për paqe e pajtim në mbarë botën si një qëllim i përbashkët për të mirën e njerëzimit, raporton Kosovapress.