Dita e pavarësisë së ShBA-së, Osmani: Jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta
Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta. Në këtë mënyrë, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar ShBA-në me rastin e 246-vjetorit të pavarësisë.
“Sot populli i Kosovës i bashkohet me gjithë zemër presidentit Joe Biden dhe të gjithë miqve tanë amerikanë në festimin e 4 korrikut”, ka shkruar Osmani në llogarinë e vet në “Twitter”.
Më tutje, ajo ka thënë se Kosova dhe ShBA-ja ndajnë vlera të përbashkëta.
“Ne jemi krenarë për arritjet tona të përbashkëta dhe për promovimin dhe mbrojtjen e vlerave tona të përbashkëta. Së bashku, ne do të vazhdojmë të shkojmë nga forca në forcë”, ka shkruar Osmani.
Today, the people of Kosovo wholeheartedly join @POTUS and all our American friends in celebrating #4thofJuly. 🇽🇰🇺🇸
We are proud of our joint achievements and of promoting and defending our shared values.
Together, we will continue to go from strength to strength. pic.twitter.com/DmJv7oabt8
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 4, 2022