Dita e pestë e Botërorit, në fushë Suedia, Belgjika dhe Anglia
18 qershor 2018
| 11:25
Suedia do të debutojë sot në Botërorin e Rusisë me ndeshjen ndaj Koresë së Jugut.
Për skuadrën skandinave, kjo është pjesëmarrja e 12 në Kupën e Botës dhe rezultatin më të mirë ka vendin e tretë në vitin 1958.
Në orën 17:00 do të vihen përballë Belgjika e Panamaja.
Për skuadrën belge kjo është pjesëmarrja e 13 në Kupën e Botës.
Vëmendja më e madhe e ditës së pestë do të jetë sfida e orës 20:00 mes Tunizisë dhe Anglisë.