Dita e Sulltan Novruzit! Lutja e bektashinjve, fundi i luftës në Ukrainë
Besimtarët bektashianë festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit, që shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alisë në Qabe.
Kryegjyshi Botëror, Shenjtëria e Tij Haxhi Dedë Edmond Brahimaj, në mesazhin për këtë ditë të shënuar, lutet që lufta të Ukrainë, pasojat e së cilës po i ndjen gjithë bota, të marrë fund sa më shpejt.
“Kjo është një ditë e shenjtë për të gjithë besimtarët kudo ndodhen. Është dita e Ekuinoksit Pranveror, dita ku çdo qenie e gjallë i falet Zotit. Besimtarët bektashian i luten Zotit për ditë më të mira, për paqe, dashuri, miqësi, dita ku çdo gjë rigjallërohet.
Mesazhi im për këtë ditë të shenjtë që të gjithë njerëzit t’i drejtohen Zotit për begati, të marrin energji pozitive për të përballuar të gjitha vështirësitë e kësaj bote, duke u lutur që lufta të mbarojë”.
Dita e Sulltan Nevruzit celebron ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe,në të cilën sipas të dhënave çdo gjë rigjallërohet ,lind shpresa e ringjallja për njerëzimin .Ajo është një ditë, ku të gjithë shpresojnë për të ardhme më të mirë.