Dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, nesër marshohet në Prishtinë
12 prill 2023
| 16:17
Qeveria e Kosovës të mërkurën e ka shpallur zyrtarisht 14 prillin si Ditën e të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Kjo datë është caktuar me kërkesën presidentja Vjosa Osmani e ka dorëzuar në Qeverinë e Kosovës.
Lidhur me këtë Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me zyrën e presidentes të Republikës së Kosovës dhe organizatat anëtare të platformës “Bëhu zëri im” , nesër (e enjte) do të organizojnë një marsh në mbështetje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.
Marshi do të fillojë në orën 12:00 nga sheshi “Ibrahim Rugova”, për të vazhduar deri tek monumenti “Heroinat”, ku do të prezantohet instalacioni “14 Prilli”.