
Dita e të vdekurve në Mexico City
30 tetor 2018
| 11:29
Kryeqyteti meksikan në prag të “ditës së të vdekurve” mban një paradë në kujtim të emigrantëve që humbën jetën në kufirin mes Meksikës dhe ShBA-së.
“Dita e të vdekurve” është një traditë prehispanike, në të cilën familjet kujtojnë të vdekurit dhe festojnë vazhdimësinë e jetës. 1 nëntori iu rezervohet fëmijëve që kthehen nga jeta e përtejme, ndërsa 2 nëntori të rriturve. Festimet e “ditës së të vdekurve” në Meksikë konsiderohen një trashëgimi kulturore nga UNESCO, e gjatë këtyre ditëve turistët e huaj janë të shumtë.