Dita e të zhdukurve me dhunë, PDK-ja: Kosova nuk harron!
30 gusht 2024
| 12:34
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë, PDK-ja ka përkujtuar të gjithë ata qytetarë të Kosovës, të cilët janë zhdukur nga periudha e luftës së fundit, me shpresën dhe kërkesën që të zbardhet sa më parë fati i tyre.
Kjo parti ka theksuar se institucionet e vendit duhet të angazhohen më shumë për zgjidhjen e fatit të të gjithë personave të zhdukur, ndërsa institucionet ndërkombëtare duhet të shtojnë presionin mbi Serbinë për hapjen e arkivave, si dhe të dënojnë kriminelët e luftës që janë përgjegjës për zhdukjen e tyre.
“Drejtësi për të pagjeturit! Kjo është thirrja jonë e përhershme kolektive. Kosova nuk harron!”, ka njoftuar PDK-ja.