Dita e Tokës, Haradinaj kërkon të ruhen bukuritë e atdheut
22 prill 2022
| 13:45
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka publikuar një foto me familjen e tij teksa po shijonte ambientet në njërën nga bjeshkët e vendit.
Ai me këtë fotografi ka bërë një dedikim për Ditën e Tokës, ku ka folur për përgjegjësinë e qytetarëve të Kosovës që ta ruajnë natyrën e atdheut të tyre.
“Dita e Tokës na kujton rëndësinë vitale të mjedisit ku jetojmë, ajrit, ujit dhe tokës. Përgjegjësia jonë për natyrën dhe ambientin ku jetojmë, duhet të shfaqet çdo ditë. Ta ruajmë bukurinë e atdheut tonë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.