Dita e vendasve

23 tetor 2019 | 15:59

Tri skuadrat që ishin vendase, Gjilani, Drenica dhe Trepça ‘89 sot shënuan fitore në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilani e fitoi bindshëm derbin ndaj Llapit me rezultat 3-0. Katër minuta para fundit të pjesës së parë, Tomislav Busiq shënoi për 1-0. Në pjesën e dytë, Gjilani ishte sërish skuadër me e mirë dhe arriti të shënojë edhe dy gola të tjerë nëpërmjet Bedri Greca (72’) dhe Gerhard Progni (84’).

Ndërsa me rezultat të njëjtë Drenica e mposhti Dukagjinin (3-0), kurse dy gola i realizoi Harmon Van-Dave dhe një tjetër e shtoi Diar Mustafa. Fitore arriti edhe Trepça ’89 ndaj Ferizajt me rezultat 1-0. Goli i Leart Eminit në pjesën e parë doli të jetë vendimtar në fitoren e 89-shit.

IPKO SUPERLIGA

Trepça ’89 – Ferizaj                1-0
Gjilani – Llapi                          3-0
Drenica – Dukagjini               3-0

Të enjten takohen:
Ballkani – Flamurtari
Prishtina – Drita

/Epoka e re/

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit të Kosovës u bë të…