Dita e Veteranit, kryefesta e çlirimtarëve

29 dhjetor 2024 | 20:41

Kandidati për deputet nga AAK-ja, afaristi, Ramush Ahmetaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Veteranit, të organizuar nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ahmetaj ka shkruar në “Facebook” se kjo ditë na përkujton sakrificën, angazhimin dhe kontributin e veteranëve për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës.

“Në këtë ditë më 30 dhjetor 1991 filloi përballja e familjes Jashari në Prekaz me forcat ushtarake serbe, për të vazhduar disa ditë pas edhe në familjen Haradinaj në Gllogjan por edhe e shumë bazave tjera të UÇK në Kosovë, vatra këto që shënojnë fillimin e rezistencës ushtarake të UÇK-së”, ka shkruar Ahmetaj, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit mban numrin 109 në listën e AAK-së.

Ai ka shtuar se në këtë ditë të lavdishme i kujtojnë heronjtë dhe gjithë të rënët në fushën e nderit për lirinë e Kosovës.

“Kjo është kryefesta e atyre që sollën lirinë, festa e çlirimtarëve. E falënderojmë kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj për pritjen dhe për fjalimin e tij me vlera të mëdha, pastaj të gjithë veteranët e pranishëm në këtë festë, Gazmend Sylen, Faton Klinakun për fjalimet e tyre të vlefshme, por edhe kreun e partisë BDI në Maqedoni Ali Ahmetin dhe stafin e tij që kishin ardhur për t’i nderuar veteranët në këtë ditë me vlera të mëdha kombëtare”, ka shkruar

Ahmetaj, duke theksuar se vlerat e luftës çlirimtare, janë vlera kombëtare, janë liria e Kosovës. “Me këto vlera ka kuptim liria, është i fuqishëm shteti i Kosovës!”, ka shkruar Ahmetaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaron se më 9 shkurt…