Dita Kombëtare e Zvicrës i bënë bashkë Kurtin dhe Hovenierin

01 gusht 2023 | 23:43

Kryeministri Albin Kurti dhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Jeff Hovenier kanë marrë pjesë sot pasdite në Ditën Kombëtare të Zvicrës të organizuar nga Ambasada e Zvicrës në periferi te kryeqytetit.

Në fotografitë që Zyra e Kryeministrit të Kosovës ia ka çuar mediave,  shihen Kurti dhe Hovenier duke komunikuar.

Sot gjatë ditës, Ambasadori Hovenier i ka bërë thirrje Qeverisë që t’i përmbush zotimet e saj për nxjerrjen e kornizës ligjore që lejon që të mbahen zgjedhjet në katër komunat veriore.

Po ashtu Hovenier ka kërkuar formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara të martën vendosën masa të reja kufizuese…