Dita kombëtare e Zvicrës, Osmani: Mike e vërtetë dhe aleate e palëkundur
01 gusht 2024
| 12:50
Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Zvicrën për ditën e saj kombëtare.
Në një postim në platformën X, ajo e ka shpërndarë një fotografi të sajën me presidenten zvicerane, Viola Amherd.
“Zvicra ka qenë një mike e vërtetë dhe një aleate e palëkundur, duke qëndruar krah për krah me Kosovën gjatë gjithë viteve”.
“Sot, ne festojmë me ju, duke nderuar lidhjet e forta që lidhin vendet tona, përfshirë rolin që diaspora jonë ka luajtur në ndërtimin e këtij partneriteti të fortë”, ka shkruar Osmani.