Dita ndërkombëtare e familjes, Krasniqi: Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Familjes, ka publikuar në “Facebook” një fotografi me bashkëshorten dhe fëmijët e tij.
Krasniqi ka thënë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja, e cila është strehë dhe burim i pashtershëm i mbështetjes.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja – strehë dashurie, burim i pashtershëm i mbështetjes dhe forca që na shtyn përpara në çdo moment të jetës. Andaj, sot, në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, shpreh urimet më të përzemërta për të gjitha familjet në Kosovë, të cilat jetojnë, veprojnë dhe përballojnë sfidat e përditshme në vendin tonë. Po ashtu, në këtë ditë shpreh falënderimet më të thella për familjen time, për përkrahjen e pareshtur dhe dashurinë e pakursyer që më ofron në çdo hap”, ka shkruar Krasniqi.