Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

21 shkurt 2022 | 08:30

Nën përkujdesjen e UNESCO-s dhe Byrosë Rajonale për Shkencë dhe Kulturë në Evropë, sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare, 21 Shkurti.

Mbrojtja e gjuhëve në botë, lufta kundër zhdukjes së tyre dhe ruajtja e identitetit të kombeve nëpërmjet gjuhës, janë qëllimet kyçe të manifestimeve që sot do të organizohen në suaza botërore.

Analizat e UNESKO-s tregojnë se mund të zhduken rreth 2.500 gjuhë nga pothuajse 6.000 që fliten në botë. Në 90 vitet e kaluara janë zhdukur rreth 200 gjuhë, ndërsa 199 i flasin më pak se dhjetë njerëz. E fundit që është zhdukur është gjuha “ajake”, të cilën e folur një grua e cila ka vdekur në vitin 2008 në Aljaskë.

Arsyet kryesore për zhdukjen e gjuhëve janë luftërat dhe dëbimi i detyrueshme. Emigrantët gjithashtu e përziejnë gjuhën amtare me gjuhën e shtetit në të cilin jetojnë që të integrohen më mirë. Megjithatë, ka shembuj, më së shumti në Australi, ku gjuhët të cilat janë “nën kërcënim” i flasin të rinjtë, tha një përfaqësues i UNESKO-s.

Tridhjetë nga gjuhët që fliten në Francë midis të cilave edhe normane dhe bretonike, janë “nën kërcënim të fuqishëm të zhdukjes”.

Ndërsa, të vetëdijshëm për rëndësinë e gjuhës për një komb, te shqiptarët përpjekjet për kultivimin e shqipes hasen që te shkrimtarët filobiblikë, kurse kulminacioni u arrit në periudhën e Rilindjes Kombëtare.

Sejdi Gashi, bashkëpunëtor shkencor në degën e gjuhësisë në Institutin Albanologjik, tha për KosovaPress se ende mbetet punë për të bërë në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës shqipe. Ai tha se te shqiptarët gjuha ishte shumë e rëndësishme pasi u shndërrua në mjet kryesor të identifikimit kombëtar.

Tutje ai në intervistën dhënë për KosoavPress, kërkoi nga institucionet e vendit që t’i kushtojnë më shumë rëndësi Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, pasi kështu veprojnë edhe shtete e tjera.

Institutit Albanologjik është ftuar në një aktivitet të përbashkët në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut, ku kumtues, studiues të fushës së gjuhësisë nga të gjitha trevat shqiptare do të marrin pjesë në punimet e tyre që ia dedikojnë 21 shkurti, Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare. Ndërsa në Prishtinë me organizim të Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit mbahet aktiviteti “Gjuha, shoqëria, e ardhmja”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rënia e rasteve pozitive me Covid-19, ka rritur numrin e…