Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down, LDK-ja: Të punojmë për një shoqëri të barabartë
21 mars 2024
| 14:08
Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se është e përkushtuar ndaj vlerave dhe të drejtave të personave me këtë sindromë.
LDK-ja ka kërkuar të punohet për një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë.
“Secili person ka vlerën dhe potencialin e tyre unik. Lidhja Demokratike e Kosovës është e përkushtuar ndaj vlerave dhe të drejtave të personave me Sindromën Down, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes dhe mbështetjes së tyre në shoqëri. Në Ditën Ndërkombëtare të Sindromës Down, le të punojmë për një shoqëri të shëndoshë dhe të barabartë”, është thënë në njoftimin e LDK-së.