Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve, Krasniqi: Nderojmë paraardhësit e vendit për përkushtimin
01 tetor 2024
| 13:40
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, ka nderuar dhe falënderuar paraardhësit e vendit për përkushtimin dhe kontributin e përhershëm në fuqizimin e familjes dhe shoqërisë.
“Të moshuarit në vendin tonë meritojnë trajtim më të dinjitetshëm dhe kujdes institucional, duke ua shpaguar mundin e sakrificën shumëvjeçare me pensione të larta, që ua mundësojnë përballimin e kostos së rritur të jetesës në Kosovë. Garantimi i mirëqenies së të moshuarve dhe mbështetja e kërkesave të tyre – duhet të jetë prioritet i gjithsecilit!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.