Dita ndërkombëtare e turizmit, Osmani kërkon të ruhet natyra (Video)
27 shtator 2020
| 12:35
Në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka bërë thirrje që të ruhet natyra e Kosovës.
Sipas saj, natyra është trashëgimia që duhet lënë brezave të ardhshëm.
“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës”.
“Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj”, ka thënë Osmani në videomesazhin e saj të publikuar në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/videos/3422840774466101