DITËLINDJA E BASHKIMIT DEMOKRATIK PËR INTEGRIM
Ismet Sylejmani
5 Qershori i vitit 2002, shënon ditëlindjen e partisë më të madhe politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, atë të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Ditëlindjet janë ngjarje të mëdha, jo vetëm për njerëzit e thjeshtë por edhe deri te ata me famë e me ndikim të madh kudo në planet, sikur edhe për shtetet, për ushtritë, për partitë, për organizatat, për lëvizjet, per klubet futbollistike etj., etj…!
Bashkimi Demokratik për Integrim, Nënë e ka LPK-në, djep e ka UÇK-në, se është përkundur në djepin e saj, është rritur e ka hedhur shtat të shëndoshë e të mbrujtur mirë, nën kujdesin e vazhdueshëm të kryethemeluesit të saj Ali Ahmetit!
Ditëlindja e Bashkimit Demokratik për Integrim, është ngjarje e shënuar për popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Ditëlindja Bashkimit Demokratik për Integrim, është homazh për Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Ditëlindja e Bashkimit Demokratik për Integrim, është ngjarje e madhe për invalidët dhe familjet e të rëneve për liri!
Ditëlindja e Bashkimit Demokratik për Integrim, është ngjarje e madhe për luftëtarët dhe komandantët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare-UÇK-së!
Ditëlindja e Bashkimit Demokratik për Integrim është ngjarje festive për politikanet aktiv e pasiv, për shkollën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Bashkimit Demokratik për Integrim, është vazhduesja dhe zëdhënsja legjitime politike e platformes çlirimtare-ushtarake, politiko-patriotike të popullit, Atdheut e Kombit shqiptar!
Populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut, me luftën heroike dhe titanike të UÇK-së, nën udhëheqjen e BDI-së, të Kryekomandantit dhe Kryetarit historik Ali Ahmeti, është bërë zot i fateve të veta dhe po përparon e po e thellon pandërprerë demokracine euroatlantike!
Bashkimi Demokratik për Integrim, është parti e pamposhtur dhe është e do të jetë gjithnjë fitimtare, sepse ka dalur nga gryka e pushkës dhe nga flaka e luftës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, e cila shpartalloi të gjitha planet dhe projektet antishqiptare në Maqedoninë e Veriut!
Të gjithë ata që duhet, e dijmë, por në të ardhmen edhe më shumë do ta dijmë, se Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti, pas LPK-së dhe UÇK-së, është shtrati i shtatit të BDI-së!
Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti, me zgjuarsinë dhe shkathtësinë e Tij politike, atdhetare e patriotike, Bashkimin Demokratik për Integrim e ka orientuar drejt kursit politiko-patriotik atdhetar të rilindasve dhe vlerave më të mëdha heroike të të parëve tanë, të atyre që luftuan e derdhen gjak për truall e mbrojtje nga invadorë të hapsirës shqiptare e nga padrejtesitë e shumta pushtuese, shkelës të të drejtave kombëtare e cenues të të drejtave njerëzore, dhe me diplomaci të paparë e drejton drejt aleancës së madhe të miqësisë së përhershme me SHBA-në dhe drejt kursit të fuqishëm euroatlantik!
Shteti i Maqedonisë së Veriut, pas ardhjes në pushtet të Bashkimit Demokratik për Integrim me Ali Ahmetin Kryetar, është shqiptarizuar deri në përmasa të tilla, aq sa për çdo ndryshim, vula e Partisë heroike dhe historike të BDI-së, duket qartë kudo e në çdo segment, dhe do të vazhdojë të mbetet emblema përfaqesuse e interesave përmanente dhe historiko-strategjike progresive të ardhmës se ndritur dhe të integruar euroantlantike, jo vetëm të shqiptarëve në këtë shtet anëtare e NATO-s!
Udhëheqësi i popullit shqiptar, Atdheut dhe Kombit tonë Ali Ahmeti, është Ai që din se çfarë duhet bërë dhe ku duhet të shkuar Partia Bashkimi Demokratik për Integrim!
Suksese edhe më të mëdha në ballë me politikanin lavdimadh, Udhëheqësin e popullit, Atdheut dhe Kombit shqiptar, të pamposhturin Ali Ahmeti!
Gëzuar ditëlindjen Bashkimi Demokratik për Integrim🇦🇱🥂
Prishtinë, 5 Qershor 2024!