Ditëlindja e Thaçit, djali i tij Endriti me një urim emocionues: I bindur që në ditëlindjen e ardhshme do t’i gëzohemi lajmit të kthimit tënd në atdhe
24 prill 2024
| 11:24
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 56 vjet. Për dallim nga vitet e kaluara kur ai festonte pranë familjes, kjo ditëlindje Thaçin e gjen në Hagë ku po akuzohet për krime lufte nga Gjykata Speciale.
Djali i tij, Endriti përmes “Instagram”-it ka uruar Thaçin.
“Babi sot po i mbush 56 vjet. Ditëlindja e tretë që po e kalon me shokë në Hagë, por me shpirt dhe vëmendje është me neve, duke iu gëzuar çdo lajmi të mirë nga familja, nga miqtë. Jam i bindur që ditëlindjen e ardhshme, ne familja dhe shokët e tij do t’na vjen radha të gëzohemi lajmit të mirë të kthimit të tij në atdhe. Urime dhe të dua babë”, ka shkruar Endriti.