DITËLINDJEN SOT E KA ALI AHMETI
Ismet Sylejmani
Ditëlindjet janë ngjarje me rëndësi për të gjithë njerezit e të gjitha moshave dhe të të gjitha racave!
Por të veçanta ato, i bëjnë ata që me jetën dhe veprën e tyre, japin kontribut të madh e vendimtarë për popullin e tyre, për çështjen e Atdheut e të Kombit, për njëzimin e për qyteterimin,demokracinë, sigurinë e mirëqenjen botërore!
Ali Ahmeti me jetën dhe veprën e Tij, bën pjesë në atë rresht e në atë kupolë, ku radhiten e renditen të mëdhenjtë e Atdheut, ata që janë të destinuar për të dhënë sa më shumë e për të bërë roje nderi në mendjen e secilit shqiptar, atdhetar e patriot!
Ditëlindja e Ali Ahmetit është dhe duhet të ngjarje e madhe, sepse po të mos ishte Ai, shumëçka do të ishte ndryshe, jo sikur sot, jo kështu siç është, ngase do të mungonin shumë evenimente të mëdha të historisë së re të Atdheut!
Ali Ahmeti meriton që në ditëlindjen e Tij, të gëzojnë e të festojnë shqiptarët, të jenë të lumtur e të mburren, se Ai për popullin shqiptar, për Atdheun e për Kombin, për lirinë dhe pavarësinë kombëtare, për Shqipërinë e për Kosovën me Vise, për Maqedonine e Veriut e per BDI-në, ka bërë shumë, ju ka dhënë gjithëçka nga jeta e Tij, nga vepra e Tij, nga djersa dhe nga mendja e Tij!
Ditëlindjen është normale të ta festojnë prindërit, sepse është obligim e dashuri, por ditëlindjen të ta festojë populli e Kombi, atëherë kjo është madhështi, kjo është vula e aktivitetit dhe e kontributit të jashtëzakonshëm për të mirën e përgjithëshme, ne dobi të tokës së gjyshërve e stërgjyshërve, për përparimin e vendit që e kanë ujitur me gjak Heronjtë dhe Dëshmorët e Kombit!
Udhëheqësit e mëdhenj dhe Komandantët e Përgjithshëm, marrin pjesë me angazhimin e Tyre nëpër ditëlindjet e shumë evenimenteve të mëdha!
Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti, është pjesmarrës direkt, aktorë e fakorë aktiv në ditëlindjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës më 17 Nëntorë 1994, të UÇPMB-së, të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e të Bashkimit Demokratik për Integrim!
Cilido popull e komb, cilado familje e cilado krahine, do ta kishte për nderë ta kishte pjese të veten Ali Ahmetin!
Çdo shtet e çdo parti po ta kishte një figurë brenda sajë sikur kjo e Ali Ahmetit, ditëlindjen e tij, do ta shëndërronte në festë e në ngjarje të paharruar kombëtare e shteterore, politike e popullore, kulturore e shkencore!
Shqipëria e Kosova, Maqedonia e Veriut e Kosova Lindore, shqipatrët në Ballkan e në diaspore, në të gjithë kontinentet do të duhej të festonin në ditëlindjen e Ali Ahmetit e të ngrinin dolli!
Jetë të gjatë e në shërbim të popullit, Atdheut e Kombit, i urojmë Udhëheqësit të popullit shqiptarë Ali Ahmeti!
Prishtinë 4 Janar 2020!